Deputeti i LDK-së, Paris Guri ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, rreth mjekëve specialistë që aktualisht janë të papunësuar.
Ai po ashtu pyeti rreth planit konkret për këtë çështje të ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv.
“Sa mjek specialistë të papunë ka aktualisht në Kosovë, dhe cili është plani i Ministrisë me afate konkrete për punësimin e tyre?”, shtroi pyetjet deputeti.
Ndërkohë, ministri tha se aktualisht, 89 mjekë specialistë janë të papunë në Kosovë, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve.
“Sipas të dhënave zyrtare nga Oda e Mjekëve që i kemi marrë të martën pasdite, aktualisht janë 89 mjekë specialistë të papunë”, u shpreh Vitia.
Ai po ashtu foli për të arriturat e ministrisë në këtë drejtim.
