Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Presidentja e Kosovës, Justina Pula Shiroka, ka ftuar banorët e Luginës që të votojnë në zgjedhjet e së dielës në Serbi, duke thënë se ‘’bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik’’.

Pula, në thirrjen e saj për të votuar, ka se kjo duhet të bëhet edhe që të ketë më shumë deputetë shqiptarë në parlamentin serb, dhe të ketë zë më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.

Postimi:

Mesazhi i Presidentes Shiroka Pula për zgjedhjet e së dielës

Të dashur shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetoni në Kosovë,

Ju ftoj që nesër, më 25 tetor, të merrni pjesë sa më masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.  Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.

Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!

Related Articles