Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një takim në Budapest me ambasadorin e Shqipërisë, Ilirian Kuka, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Hungari, Delfin Pllana.
Sipas njoftimit të Presidencës, në fokus të takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet dy misioneve diplomatike, bashkërendimi i aktiviteteve dhe avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve dypalëshe me Hungarinë.
Gjatë bashkëbisedimit, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm për fuqizimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore.
Po ashtu, në takim u diskutua për nevojën e përkrahjes së përbashkët të mërgatës shqiptare, si dhe për mbrojtjen dhe promovimin e interesave shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
