Edon Zhegrova mund të përfitojë nga problemet me lëndime te Juventusi për të ndryshuar statusin e tij dhe për të fituar më shumë hapësira në formacionin e trajnerit Luciano Spalletti.
Ylli i Kosovës ka pritur që nga fillimi i sezonit për një mundësi të vërtetë për t’u dëshmuar në formacionin startues të “Zonjës së Vjetër”, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësinë e dëshiruar.
Megjithatë, në prag të ndeshjes së së dielës ndaj Lecces në Serie A, situata mund të ndryshojë për shkak të mungesave të shumta në repartin ofensiv.
Pas Francisco Conceicaos, në listën e të lënduarve është shtuar edhe Nico Gonzalez, i cili të premten pësoi një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë rreth një muaj.
Kështu, dy prej konkurrentëve të Zhegrovës për një vend në formacion janë jashtë garës, duke i hapur rrugë futbollistit kosovar për të përfituar nga situata.

Sipas parashikimeve të fundit të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova është në garë me boshnjakun Kerim Alajbegovic për një vend në formacionin startues ndaj Lecces. Ky i fundit shihet si favorit i lehtë, por reprezentuesi i Kosovës është një nga alternativat që po shqyrtohen seriozisht.
Javët e fundit kanë qenë zhgënjyese për Zhegrovën. Para ndeshjes ndaj Lazios, ai shpresonte të fitonte një vend në formacionin startues, por Spalletti vendosi të përdorte alternativa të tjera. Kosovari u aktivizua nga stoli, por nuk arriti ta ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, të cilën Juventusi e humbi.
Një tjetër pengesë për të është fakti se nuk është i regjistruar në listën e Juventusit për garat e UEFA-s, çka e pamundëson aktivizimin e tij në ndeshjet evropiane. Për këtë arsye, Serie A mbetet mundësia kryesore për të fituar minuta dhe për ta bindur trajnerin.
‼️SPALLETTI CONSIDERING TACTICAL CHANGES AHEAD OF LECCE VS JUVENTUS Luciano Spalletti is evaluating three possible tactical systems as Juventus look to return to winning ways. 🔹 3-5-2: Continue with two central strikers. 🔸 3-4-1-2: Introduce an attacking midfielder behind the front two, with Kerim Alajbegović or Edon Zhegrova competing for the role. ♦️Single-striker formation: Return to a system featuring just one centre-forward, leaving Nick Woltemade and Randal Kolo Muani competing for a starting place. — @Gazzetta_it #Juventus— JuveFC (@juvefcdotcom) October 24, 2026
