Hoti kërkon nga Presidentja të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së

Hoti kërkon nga Presidentja të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për të mos e dekretuar Bashkim Nurbojën si anëtar të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Hoti ka bërë të ditur se kërkesa mbështetet në argumente kushtetuese dhe ligjore, të cilat, sipas tij, synojnë mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të BQK-së.

Përmes një postimi, ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë kërkesën deri nesër në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes.

Hoti ka theksuar se kjo çështje nuk duhet të trajtohet si çështje partiake, por si çështje që lidhet me pavarësinë e Bankës Qendrore dhe respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Ftoj deputetët ta nënshkruajnë kërkesën nesër deri në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes”, ka shkruar Hoti.

Ai ka bërë të ditur se kërkesa është përgatitur për shkak të urgjencës së çështjes.

Related Articles