​Avokati i njohur serb kërkon hetime për votat e blera nga Vuçiq

​Avokati i njohur serb kërkon hetime për votat e blera nga Vuçiq

Çedomir Stojkoviq, avokat i njohur serb, u ka bërë thirrje sot tri shteteve fqinje të Serbisë – Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës që të nisin hetimet brenda territoreve të tyre përkatëse për votat e blera nga lista e Aleksandar Vuçiq.

Thirrja e avokatit serb vjen pas raportimeve se Vuçiq dhe partia e tij SNS, ka paguar votuesit serbë me nga 100 euro për zgjedhje.

“Sa po u paguan Vuçiq serbëve nga këto vende për të udhëtuar drejt Serbisë dhe për të votuar për SNS-në; Kush po i paguan këta autobusë, me çfarë fondesh dhe nga vijnë ato? Nëpërmjet kujt po shpërndahen këto para? Cilët ndërmjetës janë të përfshirë dhe a janë këta ndërmjetës politikanë nga shtetet përkatëse? Cili është burimi i këtyre parave? A bëhet fjalë për fonde të vjedhura nga qytetarët e Serbisë, apo ato vijnë nga kartelet e drogës – kartele të cilat, sipas komunikimeve në ‘Sky’, bashkëpunojnë me strukturat politike të Vuçiq?

Stojkoviq thotë se hetimet do të forconin “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon, veçanërisht duke pasur parasysh se Vuçiq i ndalon hetime të tilla brenda vetë Serbisë”.

“Për më tepër, qytetarët e Serbisë do të ishin mirënjohës të mësonin – dhe të shihnin prova – se si po shpenzohen këto fonde të keqpërdorura, si dhe në çfarë mase janë të përfshira kartelet e drogës në manipulimet zgjedhore përmes blerjes së votave në vende të tjera. Është me rëndësi të veçantë për ne të identifikojmë se cilët serbë nga këto vende janë të përfshirë në detyrim zgjedhor, korrupsion dhe manipulim – pasi çdo veprim i tillë përbën një sulm ndaj qytetarëve të Serbisë. Për më tepër, veprime të tilla janë të dënueshme si vepra penale edhe në vendet tuaja! Presim me padurim rezultatet e hetimeve tuaja”.

Related Articles