Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konference për media ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë.
I pyetur nëse djali i viktimës ishte prezent në momentin kritik, Nikçi tha se dyshohet se për fat të mirë, ai nuk ishte pranë nënës kur u sulmua nga ish-kunati, transmeton Klankosova.tv.
“Këto janë rrethana që besoj që nuk duhet t’i ndajmë me opinionin publik, për shkak se rasti është shumë i rëndë, mirëpo dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm për fat të mirë, në momentin që ka ndodhur sulmi”, tha Nikçi, raporton Klan Kosova.
