Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Stana Baçanin” në fshatin Leshan të Leposaviqit janë evakuuar mëngjesin e sotëm, pas një mesazhi të dërguar në adresën elektronike të shkollës, ku pretendohej për praninë e mundshme të një mjeti shpërthyes.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
