Zemaj thotë se situata me pandeminë COVID në vend është alarmante

Zemaj thotë se situata me pandeminë COVID në vend është alarmante

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë fjalimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në vend është alarmante, raporton Gazeta Enigma.

Zemaj ka kritikuar edhe qasjen e Qeverisë sa ishin në opozitë karshi menaxhimit të pandemisë që atë kohë ishte LDK në pozitë.

“Në vazhdimësi kemi insistuat dhe kemi shprehur gatishmërinë që të japim kontribut në vlerësimin e situatën e pandemisë. Nuk do ta përdorim sot shprehjen e vdekjeve nga COVID-19 ashtu siç e përdorshit ju vrasje, është tepër e ultë. Por as rritjen e numrit të rasteve ta përdorim si katastrofë humanitare. Rritja enorme brenda javëve, situata është alarmante dhe mund të përkthehet në humbje të jetës së njerëzve”, ka thënë Zemaj.

Tutje, ai ka kërkuar nga Qeveria t’i kthehet realitetit e jo krahasimeve e etiketimeve.

“Në emër të LDK-së ju ftojmë ti riktheheni punës, deri në eliminimin e kësaj situate”, ka thënë Zemaj. 

Related Articles