Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë – pse të mos trimërohen të tjerët?

Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë – pse të mos trimërohen të tjerët?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë kriminelët në Kosovë trimërohen, kur e shohin që vetë kryeministri nuk i përgjigjet Prokurorisë si detyrim ligjor.

Ajo ka ngritur shqetësimin për mesazhin që po i jepet qytetarëve, duke theksuar se sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin, transmeton Klankosova.tv

“Pse të mos trimërohen kriminelët në Kosovë, kur nga vetë kreu i shtetit u krijohet bindja se përballja me drejtësinë është çështje zgjedhjeje dhe jo detyrim ligjor?

Kur kryeministri i vendit, për muaj të tërë, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervistim, çfarë mesazhi u dërgohet qytetarëve dhe çfarë shembulli u jepet atyre që duhet të japin llogari para ligjit?

Sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin. Askush nuk duhet të jetë mbi drejtësinë!”

Related Articles