Ish-futbollisti Xhevat Prekazi, ka vdekur në moshën 70-vjeçare. Prekazi, i cili fitoi famë ndërkombëtare me paraqitjet e tij te Partizani, Hajduk Spliti dhe Galatasaray, njihej jo vetëm për karrierën si futbollist, por edhe për pikëpamjet socialiste, përkushtimin ndaj Jugosllavisë dhe deklaratat kundër nacionalizmit. Shpërbërjen e Jugosllavisë e cilësonte si një nga humbjet më të mëdha të jetës së tij. Në një intervistë të dhënë më 2017, ai kishte thënë se edhe kur të vdiste, do të mbetej jugosllav.
Pavarësisht prejardhjes shqiptare, Prekazi e përkufizonte veten si jugosllav dhe tërhiqte vëmendjen edhe me deklaratat kundër ndarjeve etnike dhe fetare.
Prekazi njihej jo vetëm për karrierën si futbollist, por edhe për pikëpamjet e tij socialiste. Kritikat ndaj shpërbërjes së Jugosllavisë dhe përkushtimi ndaj ish-udhëheqësit të vendit, Josip Broz Tito, ishin ndër temat që shfaqeshin shpesh në intervistat e tij.
Në një intervistë për revistën Socrates, Prekazi e kishte përshkruar veten me fjalët: “Unë jam ushtar i Titos”, ndërsa mbronte solidaritetin shoqëror dhe shërbimet publike të periudhës së Jugosllavisë.
Duke folur për bindjet e tij politike, Prekazi kishte thënë se ishte ndikuar nga revolucionarë si Che Guevara, Simón Bolívar dhe Emiliano Zapata, si dhe se do ta ruante përkushtimin ndaj socializmit gjatë gjithë jetës.
Pavarësisht prejardhjes shqiptare, Prekazi e përkufizonte veten si jugosllav dhe tërhiqte vëmendjen edhe me deklaratat kundër ndarjeve etnike dhe fetare.
Në një intervistë për mediat serbe, Prekazi, duke kujtuar se ishte shqiptar, ndërsa bashkëshortja e tij serbe, kishte kritikuar vlerësimin e njerëzve në bazë të përkatësisë etnike. Identitetin e tij politik e kishte shprehur me fjalët: “Feja ime është Che Guevara”.
Shpërbërjen e Jugosllavisë Prekazi e kishte cilësuar si një nga humbjet më të mëdha të jetës së tij. Në një intervistë të dhënë më 2017, ai kishte thënë se edhe kur të vdiste, do të mbetej jugosllav.
Pikëpamjet politike të Prekazit u rikthyen në vëmendje edhe në intervistën që ai dha më 6 nëntor, vetëm dy ditë para vdekjes, për mediumin kroat Index.
Prekazi, duke thënë se Hajduk Spliti i qëndronte besnik trashëgimisë së tij socialiste dhe antifashiste nga periudha e Jugosllavisë, kishte kritikuar heqjen e yllit të kuq nga emblema e klubit.
Ai kishte treguar se nuk i kishte pranuar fanellat e reja të Hajdukut që i ishin dhuruar dhe i kishte hedhur, me arsyetimin se ato nuk kishin yllin e kuq me pesë cepa. Prekazi kishte theksuar se historia e klubit nuk kishte filluar në vitin 1991.
