Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në Kamenicë, mes pesë personave, që janë nxënës të shkollës së mesme.
Policia shton se si pasojë e kësaj rrahjeje, dy nxënës kanë pranuar tretman mjekësor.
‘’LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 12.11.2026 – 10:55. Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë-nxënës të shkollës së mesëm. Si pasojë e kësaj lëndime kanë pësuar dy nxënës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raport.
