Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar me 83 vota për marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për transferimin e personave të dënuar.
Marrëveshja synon të mundësojë transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet në tjetrin, në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në të.
Me këtë votim, Kuvendi i dha dritën e gjelbër ratifikimit të marrëveshjes mes dy shteteve.
Paraprakisht, deputetët votuan edhe pro marrëveshjes për ekstradim me shtetin suedez.
Para ligjvënësve si pikë e rendit të ditës sot do të jetë edhe rishqyrtimi i Ligjit për Specialen.
