Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në pjesën veriore të Turqisë si pasojë e përmbytjeve. Përmbytjet goditën provincat bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun të mërkurën, duke shkatërruar shtëpi dhe ura.
Forcat e kërkim shpëtimit me anë të helikopterëve u përpoqën gjithashtu të shpëtonin disa persona të bllokuar në çati. Në provincën Bartin, të paktën 13 persona janë plagosur pas shembjes së një ure ndërsa një person rezulton ende i zhdukur.
“Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha në 50 ose 100 vite,” tha ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli.
Rajoni i Detit të Zi është një nga më të rrezikuarit nga përmbytjet. Përmbytjet prekën Turqinë ndërsa zjarrfikësit në pjesën jugperëndimore të vendit po përpiqeshin të shuanin një zjarr në provincën e Mugla.
Zjarri, i cili u vu nën kontroll të enjten. Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe mijëra banorë janë evakuuar si pasojë e zjarreve.