Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajderin Kuçi është dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë me 1 muaj burgim me kusht – që do të konsiderohet i kryer pas një viti nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër – në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë.
Kuçi u shpall i pafajshëm për mosbindje ndaj gjykatës sipas nenit 393 dhe sipas pikës 18 të aktakuzës, por fajtor për mosbindje ndaj gjykatës sipas nenit 393 dhe sipas pikës 19 të aktakuzës.
“Për këtë vepër penale, ju shqiptohet dënim me kusht, me burgim njëmujor që do të konsiderohet i kryer pas një viti nëse s’do të kryeni gjatë asaj periudhe asnjë vepër tjetër penale sipas Kodit Penal të Kosovës”, tha gjykatësi.
Pra, dënimi nuk do të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës.
