Përplasje mes deputetëve në komisionin për Arlinda Zekajn

Përplasje mes deputetëve në komisionin për Arlinda Zekajn

Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albulena Muja Bajraktarin, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Por, gjatë seancës, përveç pyetjeve drejtuar Bajraktarit, pati edhe debat mes anëtarëve të komisionit.Përplasja nisi pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, përfundoi pyetjet e tij për drejtoreshën.

Ai u kundërshtua nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, e cila e kritikoi për mënyrën e formulimit të pyetjeve dhe kërkoi që ato të jenë në përputhje me kompetencat ligjore të personit që po intervistohet.

“Nuk jam kundër çfarëdo pyetjeje që bëni, por të paktën t’i njohim ligjet e Kosovës dhe t’i bëjmë pyetjet në përputhje me ligjet. Nuk kemi për ta nxjerrë thelbin e dëshmisë nëse bëjmë pyetje për çështje që nuk janë në kompetencën e personave që kemi përpara. Mirë është t’i njohim ligjet”, tha Kica Xhelili.

Në këtë diskutim u përfshi edhe deputetja Adelina Tërshani, e cila kundërshtoi qëndrimin e Doarsa Kica Xhelilit.

Related Articles