Lapidari për nder të Jakup Krasniqit përurohet më 26 nëntor në Negroc

Lapidari për nder të Jakup Krasniqit përurohet më 26 nëntor në Negroc

Në hyrje të fshatit Negroc, vendlindjes së Jakup Krasniqit, më 26 nëntor do të mbahet ceremonia e përurimit të lapidarit kushtuar ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur për media nipi i tij, Ariani, i cili ka njoftuar se ceremonia është planifikuar të nisë në orën 12:00.

Përurimi i lapidarit vjen pak ditë pas vizitës humanitare që Krasniqi zhvilloi gjatë fundjavës në Prishtinë, pranë familjes së tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.

Related Articles