Protesta në Tiranë, qytetarët me flamuj në duar nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, qytetarët me flamuj në duar nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ashtu siç e kishin paralajmëruar për tubimin e orës 12:00.

Pasi u grumbulluan në shesh, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse do të ketë tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ashtu siç ndodhi një ditë më parë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 60 persona kanë përfunduar me lëndime në spital si pasojë e protestës së dhunshme të datës 28 nëntor.

Related Articles