Shkëmbim gjarpërinjsh në kufirin Zvicër-Francë

Shkëmbim gjarpërinjsh në kufirin Zvicër-Francë

Dy burrat vendosën të bënin shkëmbimin e gjarpërinjëve në mes të ditës.

Në lajm i çuditshëm dhe i pazakontë ka qarkulluar në të gjitha mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Ato raportuan se dy burra në fillim të të 20 -tave (mosha), njëri banues i Zvicrës dhe tjetri i Francës, vendosën të shkëmbejnë kutitë e tyre me gjarpërinj.

Të dy gjarpërinjtë thuhet se janë specie të mbrojtura dhe tregtia me ta është e ndaluar.

Sidoqoftë, të dy burrat vendosën të bënin shkëmbimin në mes të ditës, në një nga vendkalimet kufitare zvicerane-franceze, pranë Gjenevës.

Thuhet se ata hapën kutitë që përmbanin gjarpërinjtë dhe vazhduan t’i ndërrojnë ata në pamje të plotë të rojave kufitare.

Oficerët doganorë u përfshinë, duke i kapur të dy personat.

Megjithëse është kryer një shkelje, ky incident po cilësohet më shumë i karakterit komik.

Related Articles