Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Turqinë veriore pasi përmbytjet e mëdha në brigjet e Detit të Zi lanë të vdekur të paktën 31 persona.
Provinca Kastamonu është zona më e goditur me 29 vdekje dhe dy të tjerë që vdiqën në Sinop në bregdet.
Përmbytjet që erdhën si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, shkatërrimin e urave, bllokimin e rrugëve, makina të shkatërruara dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Gjithashtu, Turqisë këtë muaj i është dashur të luftojë edhe me zjarret e mëdha në jug.
Ato zjarre të cilat tani janë nën kontroll detyruan mijëra vendas dhe turistë të largoheshin nga Marmaris dhe zonat përreth. Tetë njerëz vdiqën dhe më shumë se 100,000 hektarë bimësi u shkatërruan.