Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së politologut Ramush Tahiri.
Haradinaj ka shkruar se Tahiri kontribuoi për lirinë dhe demokracinë.
“Paska ndërruar jetë politologu Ramush Tahiri. Në shërbim të vendit, ai ishte në krye të detyrave të ndryshme. Tridhjetë vitet e fundit të jetës së tij, ai kontribuoi për lirinë dhe demokracinë.Do të kujtohet përherë si njeri i urtë, i matur e i respektuar tek të gjithë. Ngushëllime për familjen Tahiri, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohën. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.