Një rrahje masive ka ndodhur të premten në një restorant në Prizren.
Rasti ka ndodhur në orët e para të së premtes, në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ka bërë të ditur policia.
Nga viktimat kanë qenë katër burra dhe një grua.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në një restorant, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë i kanë sulmuar fizikisht pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër kosovarë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.