Policia gjermane i bën CPR qenit, e kthen në jetë pasi u rrëzua aksidentalisht

Policia gjermane i bën CPR qenit, e kthen në jetë pasi u rrëzua aksidentalisht

Asnjë punë nuk është shumë e vogël për policinë e Hamburgut.

Policët në qytetin gjerman u gjendën të detyruar të bënin CPR (reanimacion kardiovaskular) në një Chihuahua javën e kaluar pasi një vajzë e shqetësuar erdhi me nxitim në një stacion policie duke thënë se kafsha e saj kishte ndaluar frymëmarrjen pasi ajo e lëshoi përtokë atë aksidentalisht.

Pas kontrollimit të organeve të tij, oficerët i mbuluan hundën qenit për të siguruar ringjallje nga goja dhe masazhuan zemrën e tij të vogël deri në një klinikë veterinare aty pranë, shkruan AP.

Në një deklaratë të premten, policia e Hamburgut tha se veterinerët më vonë telefonuan për të thënë se qeni ishte në gjendje të mirë.

Related Articles