Maqedoni: Të pavaksinuarit rrezikojnë vendet e punës!

Maqedoni: Të pavaksinuarit rrezikojnë vendet e punës!

Vala e re COVID-19 ka detyruar autoritetet që masat shtrënguese t’i vë në funksion nga java e ardhshme për parandalimin e përhapjes së infektimeve. Këto masa parashohin disa kufizime që në një farë aspekti qytetarët obligohen për tu vaksinuar.

Nga java e ardhshme do të ndalohet hyrja e të pavaksinuarve nëpër objektet gastronomike dhe hotele, nuk dihet nëse të njëjtin hap mund ta marrin privatisht edhe kompanitë për vendet e tyre të punës. Shumë afaristë dhe biznese private i paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejtë në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i variantit deltas. Pos kësaj nga dita në ditë sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet publike apo firmat private të tjera.

“Në vendin tonë, në kundërshtim me Ligjin dhe marrëveshjen kolektive, punëdhënësi detyrohet t’i obligojë punëtorët të bëjnë gjithçka, veçanërisht siç e dimë që sipas Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, punëdhënësi është i detyruar të sigurojë kushtet e duhura të punës që nuk do të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve por jo edhe t’i imponojë në veprime. Duke pasur parasysh këtë, si dhe faktin që aplikimi për vaksinim është vullnetar, dhe në të njëjtën kohë as shteti dhe askush tjetër nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e mundshme negative”, deklaron për “Koha”, Sllobodan Trendafilov, nga Lidhja Sindikatave të Maqedonisë.

Nga kjo Lidhje thonë se punëdhënësit ,në vend që t’i kushtëzojnë punëtorët duhet t’i stimulojnë duke i respektuar të drejtat e tyre.

Trendafilov po ashtu potencoi se e gjithë kjo mund të dekurajojë punëtorët që të mos imunizohen, dhe kështu të rrezikojë jetën dhe shëndetin e punëtorëve, por gjithashtu të pengojë masat e Qeverisë për imunizimin masiv të popullsisë, që është e vetmja rrugëdalje nga kriza shëndetësore në vend.

Disa ekspertë juridik këto ditë janë shprehur se nuk mund të ketë asnjë mundësi që punëdhënësi të detyrojë punëtorët për pranimin e vaksinës si kërcënim për t’i pushuar nga puna, por punëtorët obligohen që në përputhje me këtë të ndjekin rekomandimet dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore në lidhje me procesin e imunizimit, e më pastaj të vendosin për vaksinim.

Nga ana tjetër nga Oda Ekonomike Veriperëndimore e Maqedonisë thekson se bizneset dhe kompanitë duhet që punëtorët e tyre t’i informojnë mbi vaksinimin, por jo edhe t’ua imponojnë vaksinimin ndërkaq kërkohet që nga Inspektorati Shtetëror i Punës të kryhen inspektime që të parandalohet përhapja e shpejtë e infektimeve të reja , mirëpo në asnjë mënyrë të lejohet edhe një mbyllje totale e cila mund të shkaktojë pasoja dhe kriza të tjera ekonomike.(koha.mk)

Related Articles