Zyrtare: Agim Bahtiri synon edhe një mandat me VV-në në Mitrovicë

Zyrtare: Agim Bahtiri synon edhe një mandat me VV-në në Mitrovicë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë e ka zyrtarizuar kandidaturën e Agim Bahtiri për kryetar të këtij qyteti.

Në njoftimin e kësaj qendre thuhet se do vazhdojnë punën për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës.

Madje, ata paralajmëruan se do të fitojnë pa balotazh.

“Ju njoftojmë se Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë sot zyrtarisht votoi Agim Bahtirin, kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Vazhdojmë punën në zhvillimin ekonomik të komunës por kësaj rradhe edhe me ndihmën e Qeverisë nga të cilët padrejtësisht kemi qenë të harruar për 8 vite derisa kan qenë të udhëhequra nga subjeket tani opozitare.

Me vullnetin e qytetarëve, shkojmë drejt fitores plebishitare qysh në rrethin e parë, pra pa balotazh”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetar.

Ju njoftojmë se Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë sot zyrtarisht votoi Agim Bahtirin, kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Vazhdojmë punën në zhvillimin ekonomik të komunës por kësaj rradhe edhe me ndihmën e Qeverisë nga të cilët padrejtësisht kemi qenë të harruar për 8 vite derisa kan qenë të udhëhequra nga subjeket tani opozitare.

Me vullnetin e qytetarëve, shkojmë drejt fitores plebishitare qysh në rrethin e parë, pra pa ballotazh.

Na priftë e mbara!

Related Articles