Kjo verë ka qenë shumë e zënë për një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë, përfshirë edhe këngëtarin Butrint Imeri.
Ky i fundit ka patur një sërë sërë koncertesh e mbrëmjesh muzikore, gjersa nuk mungoi edhe një incident nga një nga klubet në Kosovë.
Në një postim të fundit të ndarë në InstaStory, artisti u ka kërkuar falje fansave në Gjilan pasi nuk mund të performonte për shkak të një mosmarrëveshje me klubin.
“Gjilan, më vjen keq që sonte nuk kemi mundur të shihemi dhe të kënaqemi bashkë, kjo ka ndodhur për shkak të mos korrektësisë së klubit ka qenë çdo gjë e organizuar qëllimisht që të mos realizohet pjesëmarrja jem në klub”.
Krijuesi i hitit “Dujem” më tej u ka bërë thirrje të gjithëve që të kërkojnë paratë e hyrjes.
“Kërkoni lirisht paratë e hyrjes tek ata që i keni dhënë”, ka shkruar ai.
Kjo deklaratë e tij, shoqëruar me bisedat e fansave të zhgënjyer ka nxitur reagimin e klubit.
Përmes një reagimi publik, ata fajin ia kanë lënë këngëtarit dhe synimit të tij për të mbërritur dy apo tre koncerte brenda një nate.
“Butrint Imeri, kjo çfarë keni bërë ju dhe menaxhmenti juaj mbrëmë është e dobët dhe tejet e ulët. Ne nuk kemi t’bëjmë asgjë me synimin tënd që ju dëshironi ti realizoni 2 evente mrenda një nate. Ju ishit në Gjakovë duke performuar, deri në orën 1 pas mesnate, dhe jemi në dijeni se deri të vini ne qytetin e Gjilanit, ju duhen 2 orë. (çfar faji kanë këtu organizatorët) Është e pakuptimt të thuhet se çfarë faji mund të kenë organizatoret këtu kur ju dëshironi që ti arrini 2 apo 3 koncerte në një natë, prandaj edhe bie në nivel aq poshtë dhe aq dobët. Gjatë gjithë kohes ishim në komunikim dhe ju arritët në orën 3:00 në Gjilan, edhe pse të paralajmëruam se më nuk është askush në klubin tonë dhe nuk ke pse vjen” – janë shprehur nga klubi STOP.