Pjesa më e madhe e shpenzimeve të luftës në Afganistan janë bërë nga SHBA.
Midis viteve 2010 dhe 2012, kur SHBA kishte më shumë se 100,000 ushtarë në vend, kostot e luftës shkuan rreth 100 miliardë dollarë në vit, sipas shifrave zyrtare të qeverisë, raporton BBC.
Sipas një studimi të Universitetit Brown në vitin 2019, i cili ka analizuar shpenzimet luftarake vitet e kaluara në Afganistan dhe Pakistan, ka rezultuar se SHBA ka shpenzuar rreth 978 miliardë dollarë për luftën në Afganistan (vlerësimi i tyre përfshin edhe paratë e ndara për vitin fiskal 2020).
Ndërsa ushtria amerikane e zhvendosi fokusin e saj nga operacionet ofensive dhe u përqendrua më shumë në trajnimin e forcave afgane, kostot ranë ndjeshëm.
Studimi gjithashtu vëren se është e vështirë të vlerësohet kostoja e përgjithshme, sepse metodat e kontabilitetit ndryshojnë midis departamenteve qeveritare.
Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kishin numrin më të madh të trupave në Afganistan, sigurisht pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ushtria amerikane merr nën kontroll aeroportin e Kabulit dhe trafikun ajror
Anglia dhe Gjermania shpenzuan rreth 30 miliardë dollarë dhe 19 miliardë dollarë gjatë këtij viti në Afganistan.
Pavarësisht tërheqjes së pothuajse të gjithë trupave të tyre, SHBA dhe NATO kanë premtuar një total prej 4 miliardë dollarësh në vit deri në vitin 2024 për të financuar forcat e Afganistanit.
Deri më tani, NATO ka dërguar furnizime dhe pajisje me vlerë 72 milionë dollarë në Afganistan.