Eskalon debati, Ahmti-Pozharit: ‘Me t’i thanë disa gjëra ik nga studio televizive, i kam mesazhet në telefon’

Eskalon debati, Ahmti-Pozharit: ‘Me t’i thanë disa gjëra ik nga studio televizive, i kam mesazhet në telefon’

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përplasur me analistin, Xhevdet Pozharin, i cili ka eskaluar duke e quajtur gënjeshtar kronik të parin e Prishtinës, ndërsa Ahmeti ka thënë se ai i di disa gjëra që Pozhari do ikte nga studio po t’i thoshte.


Ahmeti i ftuar në një studio televizive për të folur mbi të arriturat dhe dështimet në komunën e Prishtinës.

Përderisa Ahmeti ka folur rreth të arriturave në komune siç janë dyfishimi i çerdheve,  rregullimi i hyrjeve të banesave. Ndërsa ka thënë se në parkingun afër Katedrales do të jenë mbi 700 parkingje.

E ka qenë analisti Xhevdet Pozhari që i ka reaguar Ahmeti duke i drejtuar akuza të rënda dhe personale, ai aftësin e vetëm që ia ka faturuar Ahmetit, ka thënë se ‘është aftësia për t’i arsyetuar dështimet”.

“Ahmeti jeton për debate.Qëllimi për të nuk është se si është punuar në Prishtinë, por se të debatojmë”,  tha Pozhari.

Tutje Pozhari e ka quajtur gënjeshtar kronik Ahmetin.

Ndërsa menjëherë ka reaguar Ahmeti i cili ka thënë se Pozharit po t’ia them disa gjëra këtu qohet dhe ikë nga debati

“Nuk bi në nivelin e debatit të Xhevdet Pozharit. Ngom Xhevdet, shikom në sy kur t’i thom këto”, “, tha Ahmeti.

“Nuk mundesh me me shti me t’i thanë disa sene se nuk hy në personale, se ishe ik prej studios me t’i thanë, se mesazhet i kam në telefon.”, ka thënë Ahmeti duke ju drejtuar Pozharit.

Tutje Ahmeti tha se nuk është duke e kuptuar Pozharin.

“E ka një farë borxhi ndaj VV’së se di as çfarë është”, tha Ahmeti.

Related Articles