Edhe ditën e martë kanë vazhduar pritjet në pikat kufitare, por gjatë orëve të pasdites ato janë më pak të ngarkuara.
Në pikën kufitare në Merdarë nuk ka kolonë sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Brendshme e Kosovës, ndërsa për të kaluar kufirin duhet pritur 5 deri 10 minuta.
Radhë për pritje ka në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, kolonat aty janë deri në 60 metra dhe pritjet janë 15 deri 20 minuta.
Edhe në Gërmicë ka kolonë prej 100 metra dhe pritjet janë po ashtu 15 deri 20 minuta.