Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të raportuara të dhunës në familje.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren, Suharekë, Istog dhe Pejë.
Ferizaj 17.08.2021 – 00:32 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën mashkull kosovar (babain e tij). Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prizren 17.08.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar për një mosmarrëveshje në familje, ku e dyshuara femër kosovare vajza e saj i ka kërkuar të holla dhe pasi viktima nuk ka pasur që t’i jap të holla e dyshuara ka filluar të thyej dhe demoloj shtëpinë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë (NN) 17.08.2021-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ushtron dhunë kryesisht psiqike ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Istog 17.08.2021-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Pejë, 16.08.2021-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje.