“Të gjithë mund të llogarisin ty sa herë që kanë nevojë”, Shakira shpreh krenarinë ndaj Pique

“Të gjithë mund të llogarisin ty sa herë që kanë nevojë”, Shakira shpreh krenarinë ndaj Pique

Këngëtarja e njohur, Shakira, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të shprehur krenarinë për burrin e saj, Gerard Pique, i cili vendosi ta zvogëlonte pagën duke ia mundësuar Barcelonës që t’i regjistronte lojtarët e rinj.

Në këtë mënyrë, ai është bërë futbollisti më i dashur i tifozëve katalunas brenda dhe jashtë fushës.

Këngëtarja kolumbiane publikoi një fotografi të bashkëshortit në Instagram, në të cilën ai festonte golin e tij, të shoqëruar me mesazhin e saj me dashuri.

“Shumë krenare me ty Gerard Pique! Skuadra jote, klubi yt, por edhe ne, familja jote, gjithmonë mund të llogarisim ty sa herë që kemi nevojë për ty!”, ka shkruar Shakira.

Related Articles