Një person nga Malisheva shkelet nga traktori, merr lëndime të rënda trupore

Një person nga Malisheva shkelet nga traktori, merr lëndime të rënda trupore

Një qytetar nga Malisheva ka kërkuar dje ndihmë mjekësore, pasi është shkelur nga traktori, rapoton Gazeta Enigma.

Policia bën të ditur se derisa i njëjti ishte në oborrin e tij duke hequr çelësat, traktori i është ndezur aksidentalisht dhe gjatë lëvizjes ka kaluar mbi trupin e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë.

“Malishevë 17.08.2021-20:35. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se i njëjti në oborrin e tij duke hjekur qelsat nga traktori aksidentalisht i është ndezur traktori i cili gjatë lëvizjes ka kaluar mbi trupin e viktimës duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima mbetet i hospitalizuar për tretman mjekësor ne QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Related Articles