Talibanet shkatërruan monumentin e udhëheqësit ushtarak shiit Abdul Ali Mazari, të cilin ata e vranë në vitin 1995 pas torturave brutale.
Në konferencën e djeshme për shtyp, si në të gjitha fjalimet e kësaj jave, talebanët në mënyrë të përsëritur thanë se nuk do të hakmerreshin dhe se gratë do të kishin të drejta, megjithëse vetëm siç kërkohet nga sheriati.
Por shumë i shohin premtimet e tyre me dyshim dhe frikë se talebanët mund t’i thyejnë ato kur fokusi i bashkësisë ndërkombëtare të zhvendoset nga Afganistani.
Monumenti i Mazarit ishte i vendosur në provincën Bamyan, atje ku talebanët në vitin 2001 rrëzuan dy statuja masive, 1.500-vjeçare të Budës të gdhendura në shkëmbinj. Ishte pak para pushtimit amerikan dhe justifikimi për talebanët ishte se ata rrëzuan statujat sepse Islami nuk e lejon idhujtarinë.