Zbulohet vendndodhja e presidentit afgan pasi u largua nga Kabuli

Zbulohet vendndodhja e presidentit afgan pasi u largua nga Kabuli

Ish -presidenti afgan, Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi të dielën kur talebanët e morën në kontroll Kabulin është duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas CNN, për arsye humanitare Ghani dhe familja e tij janë strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij në vend për arsye humanitare,” thanë nga MPJ-ja e Emirateve të Bashkuara Arabe për CNN.

Ndërkaq, pak ditë më parë, presidenti afgan, Ashraf Ghani, u largua nga vendi dhe u nis drejt Taxhikistanit, ku ai ishte deklaruar përmes rrjeteve sociale dhe web-faqes ashrafghani.af, duke i dhënë fund shumë thashethemeve dhe manipulimeve lidhur me largimin e tij.

Related Articles