Ditëve të fundit ka filluar shkuarja e mërgimtarëve në vendet ku ata veprojnë dhe jetojnë, kjo po ndikon në pritje me orë të gjata në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet me të gjata janë në pikat kufitare Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë.
Në Merdarë pritjet në hyrje arrijnë deri në 10 minuta, ndërsa në dalje 1 ore e 30 minuta, ndërsa kolona në hyrje nuk ka, por në dalje ato janë deri në 600 metra.
Ndërsa tek Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje arrijnë deri ne 40 minuta , ndërsa në dalje afërsisht 1 ore e 30 minuta, ndërsa kolonat në hyrje arrijnë deri në 200 metra ndërsa në dalje deri në 700 metra.