Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 509 tiketa për personat që nuk respektuan masat antiCOVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Tutje, në statistikat e përgjithshme të Policisë bëhet e ditur se janë gjobitur me tiketa trafiku 1363 persona, derisa kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar, ndërsa 77 aksidente me dëme materiale.
Ndërsa, janë arrestuar 26 persona dhe 22 janë dërguar në mbajtje.
Vitia ka ndaluar mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve familjare, dhe gjithashtu janë mbyllur klubet e natës.