Një ish-futbollist i ekipit të të rinjve afganë vdiq teksa ishte duke tentuar për të ikur nga talebanët.Trupi i pajetë i Zaki Anwari, 19 vjeçar, u zbulua sot në aeroplanin amerikan C-17 kur mbërriti në Katar.
Ish futbollisti besohet të jetë në mesin e disa njerëzve që vdiqën gjatë udhëtimit. Sipas mediumeve, Anwari u rrëzua nga avioni i cili ishte duke fluturuar për në Katar.
Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara më vonë thanë në një deklaratë se pilotët vendosën të vazhdonin me fluturimin për shkak të situatës së sigurisë të përkeqësuar. Vdekja e Anwari u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve të Afganistanit.