Qendërmbrojtësi Sodiq Ololade Atanta i lindur në Nigeri dhe me pasaportë shqiptare, ka nënshkruar me skuadrën e Prishtinës.
Përmes një njoftimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Prishtina ka bërë të ditur se Atanta do të jetë lojtari i tyre më i ri.
“Sodiq Ololade Atanda (27 vjeçarë) pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptarë dhe ndërkombëtar gjegjësisht në atë izraelit tek Hapoel Kfar Saba, arrinë marrëveshje për bashkëpunim me kampionin aktual të Kosovës, FC Prishtina”, shkroi klubi.
Ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: 36 Lions (2010-2012) Apolonia (2013-2015) Partizani (2015-2019) Hapoel Kfar Saba (2019-2021) *Atanda ishte edhe pjesë e kombëtares U23 të Nigerisë.
“Unë si pjesë e këtij klubi pres të fitoj edhe më tutje eksperiencë duke rifilluar prej aty ku u transferova dhe shpresojë që do ti jap klubit mbështetjen time maksimale për të shkuar sa më lartë karrshi pritshmërive tona dhe unë do të isha krenar që unë bashkë me shokët e ekipit të korrim sukses në këtë sfidë të re dhe kampionat të ri.” ka thënë Sodiq Ololade Atanda.
Prishtina ndeshjen e parë në Superligë do ta luajë ndaj Malishevës më 21 gusht.