Institucionet korrektuese me masa të reja antiCOVID për të pavaksinuarit

Institucionet korrektuese me masa të reja antiCOVID për të pavaksinuarit

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, merr vendim për masa kundër COVID-19.

Këto janë masat e reja në institucionet korrektuese

1. Secili pjesëtar i stafit, i cili punon në institucione korrektuese dhe nuk është i vaksinuar, nga data 23 gusht 2021, për të hyrë në punë, obligohet që çdo 7 ditë të sjell test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë;

2. Përjashtim nga pika 1 bënë ai pjesëtarë i stafit, i cili është në proces të vaksinimit, gjegjeshit ka marrë dozën e parë dhe është në proces të marrjes së dozës së dytë dhe ai i cili është vaksinuar me të dyja dozat, ose posedon ndonjë  dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet;

3. Secili i burgosur, i pa vaksinuar, pas daljes nga institucioni, qoftë për vizitë në familje, gjykatë, trajtim mjekësore apo çfarëdo nevoje tjetër, pas kthimit do të karantinohet për 7 ditë;

4. Secili i burgosur i pavaksinuar, i cili pranohet në institucione korrektuese, do të karantinoren për 7 ditë dhe në ndërkohë do t’i mundësohet vaksinimi brenda kësaj periudhe;

5. Të gjithë vizitorët, mbrojtësit, monitoruesit, kompanitë kontraktuese dhe personat tjerë, të cilët nuk janë të vaksinuar, nuk mund të hyjnë në institucione korrektuese pa test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë, ose me një dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet;

6. Përjashtim nga pika 5 e këtij urdhri janë fëmijët nën moshën 18 vjeçare, nga të cilët kërkohet respektimi i masave tjera antiCOVID në fuqi.

Masa do të rishikohen në rast të ndryshimit të gjendjes epidemiologjike dhe varësisht nga vendimet e institucioneve relevante në vend. Masat tjera parandaluese, si higjiena personale, kolektive, distanca, bartja e maskave mbesin në fuqi.

Po ashtu, do të bëhet edhe dezinfektimin e plotë të hapësirave të brendshme dhe të jashtme në të gjitha institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. 

Related Articles