Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli, ka thënë se situata në Afganistan e dëshmon se okupatori duhet të largohet gjithmonë.
Sheshel parashikon që e njëjta situatë do të ndodhë një ditë me Kosovën.
“Ushtria e famshme serbe duhet të kthehet një ditë në Kosovë. Ky është betimi ynë shekullor”, tha Sheshel në programin e mëngjesit të Happy TV.
Ai thotë se tashmë po e imagjinon sesi “terroristët shqiptarë” do të mblidheshin rreth ambasadës amerikane në Kosovë.
Tutje, Sheshel deklaroi se të gjithë shqiptarët që nuk i kanë ndotur duart nuk kanë nga çfarë të kenë frikë kur të largohen amerikanët, por se ata që kanë kryer krime do të ndëshkohen.