Vahide Asllani po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, pasi të enjten i janë vërsulur disa qenë endacak.
Sipas saj, e gjithë ngjarja ndodhi në hyrje të shtëpisë së saj, në Zhabar të Mitrovicës.
Ajo nuk u kafshua nga qentë, por lëndimet trupore i pësoi në vendin nga ku edhe po ikte.
Mjeku kujdestar në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, nuk ka pranuar të flasë para mediave për gjendjen e pacientes.
Megjithatë, konfirmoi se operimi për të në këmbë është i pashmangshëm.
Për ta shpëtuar nga kjo situatë, asaj në ndihmë i erdhi fqinji përballë.
I njëjti nuk dëshiroi të flasë për rastin, megjithatë konfirmoi ngjarjen.