Latifi ironizon me ‘blindimin’ e Korçës për Bregoviqin: Një skenografi e tillë i shkon autorit të këngës ‘kallashnikov’

Latifi ironizon me ‘blindimin’ e Korçës për Bregoviqin: Një skenografi e tillë i shkon autorit të këngës ‘kallashnikov’

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka ironizuar me sigurinë e shtuar në qytetin e Korçës për festivalin e birrës në të cilin do të marrë pjesë edhe këngëtari serb, Goran Bregoviq.


Pjesëmarrja e Bregoviq është përcjellë me kritika të shumta nga shumë fytyra të njohura shqiptare në Kosovë e Shqipëri për shkak të këngëve të tij që nxitnin ushtarët e Serbisë të kryenin masakra në Kosovë.

Forca të shumta të sigurisë janë parë në Korcë për të parandaluar ndonjë ekses, ndërkohë Latifi ka shfrytëzuar rastin të ironizojë për praninë kaq të madhe të policisë.

“Mediat po raportojnë se e gjithë zona rreth koncertit të Bregoviçit në Korçë qenka e rrethuar me polic të armatosur. Po ashtu edhe sipër ndërtesave qenkan vendosur polic. Mbase janë të pajisur edhe me snajperë. Një skenografi e militarizuar, që aq shumë i shkon autorit të këngës “kallashnikov”. Jam kureshtar dhe paksa i shqetësuar kur Bregoviçi do të thërras: PUCAJ!”, shkruan ai.

Related Articles