Reali shkoi në pushim me epërsi 0:1, kurse Levante për 12 minuta në pjesën e dytë ia përmbysi rezultatin 2:1.
Skuadra e Levantes ka befasuar në pjesën e dytë pasi ka shënuar dy gola të shpejtë pas vetëm 12 minutave në pjesën e dytë. Së pari barazoi Robert marti me të filluar gjysmëloja e dytë, në minutën 46’, ndërsa për befasinë e të gjithëve Levante Kaloi në epërsi në minutën 57’ me golin e shënuar nga Jose Kampana.
Aktualisht po zhvillohet minuta 64’ e Takimit, e deri në fund ka për t’u zhvilluar edhe mjaft kohë për lojë, rreth 26 minuta plus loja shtesë.
Se cila do të jetë kundërpërgjigjia e Realit pas disavantazhit, mbetet të shihet në vazhdim.