Gjatë ditës së djeshme vendi u trondit nga vrasja makabre e një 18 vjeçareje e cila u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencë në Ferizaj.
Deri tashi Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Arbër Sejdiu ndërsa i dyshuari kryesor Dardan Krivaqa gjendet ende në arrati, njofton Klankosova.tv.
Familjarët e 18 vjeçares prapa kamerave i kanë thënë Klan Kosovës se e ndjera ishte e martuar tash e dy muaj me Dardan Krivaqën.
Mes tjerash familjarët pohuan se 18 vjeçarja u martua me të dyshuarin pa pëlqimin e prindërve.
Viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dhe e njëjta ishte keqtrajtuar fizikisht nga Dardan Krivaqa.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.