Mirëpriten VAR-i, kritikohen kabinat

Mirëpriten VAR-i, kritikohen kabinat

Edicioni i ri 2021/22 në elitën e futbollit kosovar ka startuar me shumë risi. Natyrisht ajo më kryesorja është sistemi VAR që tani e tutje është i pranishëm edhe në Superligën e Kosovës.

Ky sistem është mirëpritur nga të gjithë, futbollistët, trajnerët, klubet dhe gjyqtarët. Ndërsa kabinat ku janë prezantuar pamjet diskutabile janë kritikuar nga opinioni i gjërë. Realiteti është ky, ndërsa Agim Ademi thotë se do të ndryshojnë krejtësisht ato dhe tifozët mund t’i shohin rastet diskutabile.

Ankesat më të mëdha në rrjetet sociale kanë qenë për kabinat ku ishin vendosur televizionet për VAR si dhe pamjet diskutabile që nuk shfaqeshin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka shpjeguar se do të ndryshojnë kabinat në javët e ardhshme dhe se tifozët do të mund t’i shohin pamjet diskutabile në një monitor të madh.

“Në javët në vazhdim do t’i shohim pamjet e VAR-it edhe në televizion, ndërsa në stadiumin Fadil Vokrri do të dalin edhe në monitorin e madh”, tha Ademi në emisionin.

“Kabinat i ka bërë të gjithë federata, ishte një provës shumë i shpejt. Tash e tutje ato do të jenë të mbuluara me sponsorin e ligës ose me logon e Federatës së Futbollit”, tha Ademi.

Related Articles