Paris Saint-Germain është e hapur që të shesë Kylian Mbappe-n gjatë kësaj vere, raporton gazeta e madhe franceze e sportit RMC.
Real Madrid-i po planifikon që të bëjë një ofertë për Mbappe-n gjatë orëve ose ditëve në vijim. Klubi francez është duke e planifikuar tanimë shitjen.
Mbappe ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës për pesë vite, plus mundësinë për ta zgjatur edhe për një vit.
Sipas RMC Sport, nëse Real Madrid-i bën një ofertë, mundësitë që Mbappe t’i bashkohet janë shumë të mëdha.
I interesuar është edhe një klub nga Anglia, ende i paemëruar.
Por, pa marrë parasysh këtë, vetëm Real Madrid-i është mundësi për Mbappe-n.
Më shumë detaje priten të publikohen në orët pasuese, me Mbappe-n që duket se në ditët në vijim do të jetë mbreti i ri i mbretërorëve të Madrid-it, shkruan Albanianpost.