Pretendohet se i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares është duke u fshehur në Gjilan

Pretendohet se i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares është duke u fshehur në Gjilan

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, Dardan K. është në arrati.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për vrasjen e 18-vjeçares me inicialet M.O.. Jashari tha se i dyshuari kryesor, D.K., shumë shpejtë do të arrestohet nga ana e policisë.

Sipas disa raportimeve në rrjetin social Twitter, dyshohet se Dardan K. se momentalisht është duke u fshehur në Komunën e Gjilanit.

M.O është dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Emergjencë të Ferizajt, nga i dyshuari D.K me të cilin sipas familjarëve viktima po bashkëjetonte, dhe nga A.S i cili tashmë është arrestuar.

Gjatë ditës së diele një femër rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.

E për këtë rast ka folur sot edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili ka bërë të ditur se kanë ndërmarr të gjitha pikat e nevojshme për arrestimin e të dyshuarve në lidhje me rastin, derisa kanë theksuar Policia deri më tani ka arrestuar një person, ndërsa tjetri është ende në arrati.

“Sigurojmë familjen dhe qytetarët se prokuroria është duke e trajtuar ngjarjen me seriozitetin më të lartë. A.S., jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicërane…Tabelat kanë qenë të padëshifruara…Personat janë identifiku dhe janë zbulu”, ka thënë ai.

Nga prokuroria gjatë konferencës u bë e ditur se të dyshuarit ishin të akuzuar edhe për vrasje të mëparshme.

“Personi me inicialet D.K., është i njohur për policinë dhe prokurorinë, ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet i ka të mbyllura…Edhe personi i dytë A.S., aktakuzë për tetntim vrasje në vitin 2013, më 23 shtator është caktu seanca. Aktakuza është ngritë në vitin 2013”, u shpreh tutje ai.

“Është e vërtet se në momentin kur Policia e Kosovës i ka dërguar fotot, së bashku me shefin e hetimeve rajonale kemi dyshuar në një person, ku 99 përqind kemi dyshuar në një person po nuk kemi guxuar të bëjmë publike, derisa e kemi vërtetuar me fakte se është personi i njëjtë. Pra bëhej fjalë për personin me inicialet D.K”, tha Jasharaj.

Ndryshe, Dardan Krivaqa 29-vjeçar po kërkohet nga Policia si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O.

Related Articles