Bastiset nga Njësia Speciale banesa e Dardan Krivaqës

Bastiset nga Njësia Speciale banesa e Dardan Krivaqës

Njësia Speciale e Policisë ka hyrë në një banesë në Ferizaj në rrugën “Kemajl Hetemi”.


Indeksonline mëson se në banesën që ka hyrë Policia, po shërben si një lloje piste për rastin e vdekjes së 20 vjeçares dje, M.O.

Policia ende është në kërkim të Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për vrasjen e të ndjerës.

Bastisja e policisë ka ndodhur një ditë pas vrasjes të së ndjerës.

Kujtojmë, se rasti ka ndodhur gjatë ditës së diele, ku një femër rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.

E për këtë rast ka folur sot edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili ka bërë të ditur se kanë ndërmarr të gjitha pikat e nevojshme për arrestimin e të dyshuarve në lidhje me rastin, derisa kanë theksuar Policia deri më tani ka arrestuar një person, ndërsa tjetri është ende në arrati.

“Sigurojmë familjen dhe qytetarët se prokuroria është duke e trajtuar ngjarjen me seriozitetin më të lartë. A.S., jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicërane…Tabelat kanë qenë të padëshifruara…Personat janë identifiku dhe janë zbulu”, ka thënë ai.

Nga prokuroria gjatë konferencës u bë e ditur se të dyshuarit ishin të akuzuar edhe për vrasje të mëparshme.

“Personi me inicialet D.K., është i njohur për policinë dhe prokurorinë, ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet i ka të mbyllura…Edhe personi i dytë A.S., aktakuzë për tetntim vrasje në vitin 2013, më 23 shtator është caktu seanca. Aktakuza është ngritë në vitin 2013”, u shpreh tutje ai.

“Është e vërtet se në momentin kur Policia e Kosovës i ka dërguar fotot, së bashku me shefin e hetimeve rajonale kemi dyshuar në një person, ku 99 përqind kemi dyshuar në një person po nuk kemi guxuar të bëjmë publike, derisa e kemi vërtetuar me fakte se është personi i njëjtë. Pra bëhej fjalë për personin me inicialet D.K”, tha Jasharaj.

Ndryshe, Dardan Krivaqa 29-vjeçar po kërkohet nga Policia si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O.

Related Articles