Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot jostabil, i përcjellë me alternime vranësira të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe herë-herë me shkarkime rrufesh.
IHK njofton se në fushat termike do të kemi rënie në të dy vlerat ekstreme për 4-6 gradë Celsius.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja m e shpejtësi 1-8m/s.