Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.
Vaksina, e krijuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor.
Ndërsa, Pentagoni reagoi menjëherë pas vendimit të FDA për vaksinën e Pfizer dhe është gati ta bëjë atë të detyrueshme për të gjithë ushtarakët.
Lajmi u bë i ditur për mediat nga zëdhënësi i mbrojtjes, John Kirby.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave, ditën e hënë, dha miratimin e plotë dhe përfundimtar për vaksinën Pfizer, e cila deri më tani ishte përdorur falë një autorizimi emergjence.
Vendimi u bazua në të dhënat e përditësuara të provave klinike.